Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alves bëhet futbollisti me më së shumti trofe në histori

Dani Alves është bërë futbollisti me më së shumti trofe në histori, pas triumfit të Paris Saint-Germainit të shtunën mbrëma në finale të Kupës së Ligës së Francës ndaj Monacos.

Parisi fitoi 3:0 falë dy golave të Edinson Cavanit dhe një të Angel Di Marias, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”. Alves luajti tërë ndeshjen.

Braziliani 35-vjeçar, tash ka 36 trofe të fituar në karrierë, duke e kaluar bashkëkombasin e tij, Maxwell, të cilin e kishte barazuar në gusht kur fitoi Superkupën e Francës.

Alves nisi karrierën në vitin 2001 me skuadrën braziliane Bahia, duke fituar Copa do Nordeste në stinorin e tij të dytë atje.

Pasoi një lëvizje në La Liga te Sevilla, por ai nuk fitoi asgjë në tre vjetët e parë në Spanjë.

Mirëpo, në vitin 2006, Sevilla fitoi Kupën e UEFA-s, të cilën e mbrojti një vit më vonë dhe fitoi edhe një herë Superkupën e Evropës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)