Alpinistët Nazmi Hasanramaj e Arineta Mula, që morën rrugën për të realizuar synimin më të madh të jetës, pushtimin e Mount Everestit, majën më të lartë në botë, kanë arritur në Nepal.
Dyshja e alpinistëve tani kanë marrë rrugën për në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, nëpërmjet Stambollit.
Hasanramaj dhe Mula përfaqësojnë ekspeditën e përgjysmuar të Kosovës, përkatësisht të Klubit Alpin Prishtina. Në mesin e atyre që kishin dalë për t'u përshëndetur me Hasanramajn e Mulën të hënën në Prishtinë, ishin edhe dy anëtarët tjerë të KAP-it, Qëndrim Sopi e Haki Hasanramaj, të cilët është dashur të jenë pjesë e ekspeditës, por mungesa e fondeve ua pamundësoi një gjë të tillë.
Artikuj të ngjashëm