Ardhja e portugezit në ekipin e Juventusit, ka rritur apetitet e skuadrës për të fituar më shumë trofe.
Juventusi ka shtatë vite që dominon në Serie A, por objektivi kryesor i ekipit mbetet Liga e Kampionëve, trofe të cilin nuk po ia dalin ta fitojnë assesi.
Këtë vit te “Zonja e Vjetër” është transferuar Crisitano Ronaldo, i cili i vetëm e ka fituar pesë herë trofeun e Championsit, prandaj edhe në Torino besojnë se me CR7 në skuadër mund t’ia dalin këtë vit.
“Që nga ardhja e Ronaldos, kemi ngritje të vetëbesimit në skuadër, sepse ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë trajneri i Juventusit, Massimilliano Allegri.
“Me portugezin në ekip kemi objektiva të mëdha dhe duam të luftojmë në të gjitha frontet”, ka theksuar ai.
Juventusi sonte luan ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.
-
Largimi i Ronaldos e vështirëson rindërtimin e Juventusit të Allegrit
-
Allegri kërkon përforcime pas startit të dobët në Serie A
-
Allegri ka paralajmëruar Ronaldon se duhet ta pranojë edhe stolin
-
Të gjithë po shikojnë nga Ronaldo për t’u siguruar që historia nuk do të përsëritet për Juventusin
-
Ronaldo kërkon finalen e Championsit