Sam Allardyce e sheh Manchester Unitedin favorit për të fituar titullin e Premier Ligës në këtë sezon, ndërsa ka treguar edhe arsyen që një gjë të tillë nuk mund ta bëjë rivali i Unitedit, Liverpooli.
Sipas tij, problemi më i madh i Liverpoolit është mbrojtja, sidomos ndërprerjet, përdërisa për sulmin thotë se ka një nivel të lartë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I vetmi shqetëim për mua për skuadrën e Jurgen Kloppit është ai defansiv, për nga posedimi, dhe sulmi kanë gjithçka. Kanë golat dhe energji të shkëlqyer, por ndërprerjet janë një problem i madh”, është shprehur ai për talkSPORT.
Ai thotë më tutje se, “Premier Liga në përgjithësi është fituar, në 10-15 vitet e fundit, nga ekipi me rekordin më të mirë në mbrojtje”.
Allardyce beson se Unitedi do të fitojë titullin për shkak të përvojës së madhe të Jose Mourinhos.
“Jose e ka bërë atë më parë dhe e ka bërë në vende të ndryshme. Ai e di si ta bëjë këtë”, ka thënë Allardyce.