Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al Sadd fton Laportan për të gjetur marrëveshjen për Xavin

Skuadra nga Katari, Al Sadd, ka bërë të ditur se nuk do ta liroj trajnerin, Xavi Hernandez. Trajneri spanjoll është lidhur me një largim nga klubi nga Doha, pas interesimit të Barcelonës për të angazhuar atë.

Katalunasit po tentojnë ta bindin ish-mesfushorin të marr drejtimin e skuadrës, pas shkarkimit të trajnerit, Ronald Koeman.

Por klubi Al Sadd i ka bërë të ditur presidentit të Barcelonës, Joan Laporta se duhet të udhëtojë në Katar për të gjetur marrëveshjen për Xavin. 41-vjeçari ka kontratë me Al Sadd deri në vitin 2023. Ai është pjesë e klubit që nga viti 2019.