Autobusi i skuadrës turke të futbollit Alanya Kestelspor është aksidentuar në orët e hershme të së dielës, ndërsa si pasojë janë lënduar 15 persona, prej tyre 13 futbollistë, si dhe trajneri e ndihmëstrajneri, raporton “Anadolu Agency”.
Tre prej lojtarëve kanë marrë lëndime më të rënda.
Ekipi Alanya Kestelspor garon në Kategorinë e Tretë të Turqisë.
Të shtunën fitoi 1:0 ndaj Ofsporit.
Ekipi Alanya ka shkruar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 4:20 të mëngjesit.
“Të lënduarit janë transferuar në spitale në rajon pas aksidentit dhe nisën trajtimin. Fatmirësisht nuk ka pasur të vdekur në këtë aksident të rëndë. Një nga lojtarët tanë është transferuar për operim në Spitalin Universitar në Akdeniz dhe një lojtar tjetër në Spitalin Alanya Alaaddin Keykubat. Trajtimi për lojtarët tanë tjerë dhe stafin teknik po vazhdon”, thuhet në komunikatë të ekipit turk.