Xhudisti kosovar Akil Gjakova tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë në Grand Prix e Hagës, dhe është në garë për ta fituar të artën.
Në gjysmëfinale ai e mposhti xhudistin gjerman Anthony Zingg, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë finale ai do të përballet me rusin Musa Mogushkov.
Trajneri i tij Driton Kuka ka postuar një video ku shihet fitorja e Gjakovës ndaj holandezit Roy Schipper, të cilin ai e fiton me një ippon të jashtëzakonshëm.
Kujtojmë se dje në këtë garë Distria Krasniqi e rrëmbeu medaljen e bronztë.