Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguirre i gëzohet rikthimit të Muriqit

Trajneri i skuadrës së Mallorcas, Javier Aguirre, i është gëzuar rikthimit të Vedat Muriqit në skuadër, derisa ka dhënë lëvdata të mëdha për paraqitjet e tij.

Muriqi ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuuar me tri asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat, por nuk luajti për Mallorcan në ndeshjen e kaluar në ligë për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk pati të drejtë loje.

Mallorca barazoi me Real Sociedadin në xhiron e 25-të, ndërsa të dielën nga ora 14:00, luan në udhëtim te Real Betisi.

“Muriqi, Tino, Abdon dhe Angel kanë ndihmuar njëri-tjetrin të rriten. Muriqi ka shënuar ngritje në statistika sepse ata nuk e kanë lënë të qetë. Muriqi ka disa karakteristika të veçanta dhe jam shumë i lumtur që është kthyer”, është shprehur Aguirre të shtunën në konferencën për shtyp.