Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, ka folur për lëndimin e Vedat Muriqit dhe për mënyrën se si skuadra arriti që ta bëj të mundur që Muriqi të luajë për Kosovën. Muriqi ishte pjesë e Kosovës në ndeshjen me orar të pazakontë kundër Izraelit, në fitoren 1:0.
Pikërisht në atë ballafaqim që u zhvillua në vikend, kur të gjitha skuadrat kishin ndeshje në ligat respektive, Muriqi pësoi lëndim të rëndë që do ta lërë jashtë fushës së gjelbër për 4 deri në 6 javë. Dhe trajneri i Mallorcas, Aguirre, nuk do ta ketë Muriqin për duelin që të shtunën e luan në udhëtim tek Atletico Madridi nga ora 21:00.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 14-të të La Ligas.
“Ai ka lëndim të shkallës së dytë në muskul dhe u lëndua vetë. Kemi shikuar gjitha mundësitë që ai të luajë dhe ishte shumë i nervozuar. Ai donte të shkonte te Kosova sepse është imazhi i atij shteti. Lëreni një muaj për të gjitha kualifikimet, në një vend të vetëm. Kështu ka bërë edhe CONCACAF-i”, ka thënë të premten në konferencën për shtyp trajneri Javier Aguirre.
29-vjeçari Muriqi, që ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime në 12 paraqitje në të gjitha garat për klubin spanjoll. Ai asistoi në golin e fitores për Milot Rashicën në duelin kundër Izraelit. Por u zëvendësua në minutën e 66-të shkaku i lëndimit të rëndë.
-
Mallorca ka nevojë për golat e Vedat Muriqit
-
AS: Muriqi u shkakton kokëdhembje të gjithë trajnerëve të ekipeve me të cilat luan Mallorca
-
Muriqi i shkëlqyer, siguron fitoren e Mallorcas ndaj Real Madridit
-
Dy ndeshje pa shënuar gol, Muriqi vjen shumë i uritur te Kosova
-
Muriqi vetëkritik edhe pas golit të 50-të në La Liga