Agjenti Marc Kosicke ka pohuar se menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp “do të bënte punë shumë të mirë” te Bayern Munichu nëse vendos të ndërrojë klubin.
Bayerni është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm pasi Jupp Heynckes nuk e ka ndërmend të qëndrojë edhe për një vit si trajner i përkohshëm.
Klopp është në mesin e trajnerëve që janë përmendur si opsione të mundshme për gjigantin bavarez, derisa për këtë pozitë është spekuluar se edhe Thomas Tuchel është i interesuar.
I pyetur për raportimet e fundit, Kosicke ka paralajmëruar se Kloppi mund të joshet për largim nga Anfieldi para se të skadojë kontrata e tij katërvjeçare.
“Ka kontratë deri në vitin 2022 dhe nuk mendoj se ka përfunduar punën [te Liverpooli]”, ka thënë agjenti për Sport1. “Por duhet të keni në mendje shumë faktorë. Kur ju kaloni në Angli, nuk mund të nënvlerësoni mungesën e pushimit dimëror. Kjo shpenzon kohën”.
“Jurgeni nuk është i madh për Bayern Munichun e as Bayern Munichu nuk është i madh për të. Do të bënte punë të mirë atje. Bayerni dhe Klopp do të përshtateshin, por nuk është opsion për mometin”, ka thënë Kosicke.