Agjenti i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, ka thënë se “do të shohim” kur është pyetur lidhur me një kalim të klientit të tij te Chelsea.
Reprezentuesi i kuqezinjve ishte lojtar kyç nën urdhrat e Maurizio Sarrit, por ka marrë kritika sivjet duke ngecur të tregojë më të mirën nën urdhrat e Carlo Ancelottit.
“Të shohim, ndoshta. Ka treg për lojtarët dobët... Pasi që njerëzit e konsiderojnë jo të vlefshëm për Napolin, ndoshta mund të shkojë atje. Ndoshta kjo ju tregon që s’është aq i dobët. Lojtarët kanë shpirt dhe janë qenie njerëzore, andaj ndikohen nga këto paragjykime. Ne nuk bëhemi merak se çfarë thonë tjerët, do të dëgjojmë opinionin e klubit”, ka thënë Mario Giuffredi për “Radio Kiss Kiss Napoli”.