Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademim, pranon se Përfaqësuesja e Kosovës ka dështuar në ciklin kualifikues për Botërorin “Katari 2022”. Kosova e mbylli e fundit në grup ciklin kualifikues.
Ademi të hënën për KOHËN ka thënë se kjo gjeneratë do të marrë pjesë në një ngjarje të madhe të futbollit, Evropian apo Botëror.
“Nuk jemi të kënaqur aspak, pasi nuk janë përmbushur pritjet. Cilësia është më e madhe. ormalisht nuk e kemi ndjerë veten autsajder në këtë grup. Na ka dëmtuar pandemia e po ashtu edhe mungesa e lojtarëve. Po këta futbollistë do ta kualifikojnë Kosovën. Kishim gjasat ideale, por besoj se këta futbollistë nuk do ta mbyllin karrierën e tyre pa e kualifikuar Kosovën”, ka thënë Ademi.
Ai thotë se selektori i ri i Kosovës do të mësohet në fillimin e vitit të ardhshëm.
-
Më 5 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi kërkon edhe një mandat
-
Ademi në 10-vjetorin e pranimit në UEFA: Kualifikimi në Euro 2028, objektiv i arritshëm
-
Ademi: Gjithmonë krenar me gladiatorët dardanë
-
Agim Ademi: Gladiadorët dardanë treguan se Kosova nuk dorëzohet kurrë
-
Ademi shpreson që flamuri i Kosovës të valojë në Evropianin Shqipëri – Serbi