Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Adrien Rabioti i thotë “po” Barcelonës

Adrien Rabiot është pranë largimit nga Paris Saint-Germaini.

Mesfushori francez nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me skuadrën aktuale dhe pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Për francezin interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane, por sipas “Mundo Deportivos”, 23-vjeçari ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit të Barcelonës.

Rabioti këtë sezon me PSG-në, në 16 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka 1 asistim.

Artikuj të ngjashëm