Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Adidasi “kolapson” pas kërkesave të mëdha për fanellën e Messit

Mos kërkoni sepse nuk ka më.

Fanella e Argjentinës me emrin e Lionel Messit është shitur, ndërsa kompania e veshmbathjeve Adidas, ka “kolapsuar”.

Kështu ka shkruar mediumi spanjoll “Marca” të enjten. Fanellë të Messit me Argjentinën nuk ka as në Buenos Aires, Madrid, Doha e as në Tokio. Nuk ka rëndësi se çfarë madhësie, nga numri më i vogël e deri te numri më i madh, nuk ka mbetur asnjë fanellë e tij, shkruan tutje mediumi spanjoll.

Brendi gjerman duhet që me nguti të reagojë për shkak se nëse Argjentina e fiton Kupën e Botës të dielën përballë Francës, fanella e Messit duhet të jetë në shitje në gjithë botën sa më shpejtë që është e mundur.

Artikuj të ngjashëm