Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi vazhdon me gola në Finlandë

Sulmuesi kosovar Albion Ademi ka vazhduar me efikasitet në kampionatin e Finlandës, Veikkausliiga. 21-vjeçari realizoi golin e vetëm për Mariehmanin që pësoi 6:1 nga HJK Helsinki. Me gjithë humbjen e thellë, Ademi ia ka dalë të vazhdojë me gola. Ai tashmë ka arritur në shifrën e dhjetë golave në 12 paraqitje. Ademi është pjesë e U-21 të Shqipërisë.