Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi shënon pas vetëm 24 sekondave lojë

Arijan Ademi ka shënuar golin e parë të Dinamos së Zagrebit që të shtunën fitoi 4:0 ndaj Rijekës.

Ndeshja e luajtur në “Maksimir” i takoi xhiros së 24-t të kampionatit kroat. Ademi shënoi që në minutën e parë të takimit, përkatësisht pas 24 sekondave lojë. Kështu ai ka hyrë në listën e lojtarëve që kanë shënuar golat më të shpejtë në kampionatin kroat.

Për Ademin ishte goli i parë këtë kampionat. Ai është lojtar i rëndësishëm i Maqedonisë Veriore me të cilën Kosova takohet më 26 mars në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”.

Artikuj të ngjashëm