Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi po kërkohet nga dy skuadra të Bundesligës

Arijan Ademi për shumë vjet ka qenë një prej lojtarëve më të mirë dhe lider te skuadra gjigante e Kroacisë, Dinamo e Zagrebit.

31-vjeçari, që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, mund të ndryshojë ambient pasi shumë skuadra evropiane janë vënë pas tij.

Në ditët e kaluara u raportua se Valencia e La Ligas dhe Adanaspori i Turqisë janë interesuar për Ademin. Kurse të enjten mediat kroate kanë shkruar se edhe dy skuadra të Bundesligës kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit luftarak.

Trajneri i Dinamos, Ante Çaçiq, ka kërkuar qëndrimin e Ademit deri në afatin kalimtar veror.

Ademi është pjesë e Dinamos së Zagrebit prej vitit 2010. Ka kontratë me klubin kroat deri në vitin 2026.