Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi më i miri i ndeshjes me Chelsean

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi është shpallur më i miri i ndeshjes Dinamo Zagreb – Chelsea.

Dinamo ka fituar 1:0, duke e shokuar skuadrën londineze në “Maksimir”. Ademi ka shkëlqyer në mesfushë dhe është shpallur lojtar i ndeshjes nga UEFA.

“Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë. Kemi mposhtur një kundërshtar të madh. Kemi qenë dominues në fushë dhe jemi mbrojtur mirë kur ishte nevoja. Ishte fitore shumë e merituar dhe dua të uroj të gjithë në klub”, ka thënë Ademi. Ai është ikonë e klubit më të madh kroat. Ekspërtët e UEFA-s kanë vlerësuar se Ademi ishte dominant në mesin e fushës.

Artikuj të ngjashëm