Albion Ademi mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin elitar të Turqisë. Sulmuesi i skuadrës finlandeze, Mariehamn i është sugjeruar skuadrës së Trabzonsporit, ka raportuar të hënën mediumi Gazetadamga.
21-vjeçari ka shkëlqyer edicionin që përfundoi në fund të vitit të kaluar duke shënuar 14 gola dhe tri asistime në 22 paraqitje. Ademi te Mariehamni u transferua në janar të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij viti. Ai karrierë më herët ka bërë edhe te skuadrat tjera finlandeze, Inter, Kemi Kings dhe TPS.
Artikuj të ngjashëm
-
Ademi zgjedh Djurgardenin
-
Ademi drejt Suedisë, klubi i tij pritet të përfitojë mbi 200 mijë euro
-
Ademi vazhdon me Mariehmanin, por shpejt do të largohet nga Finlanda për ndonjë vend me futboll më të zhvilluar
-
Sulmuesi në superformë e ka humbur të drejtën të luajë për Kosovën
-
Ademi mbetet në Superligën e Kinës