Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot memorandume të bashkëpunimit me Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe dy federata të sportit, transmeton Koha.net.
Përmes memorandumeve të nënshkruara, Komiteti Paraolimpik i Kosovës mbështetet financiarisht me 25 mijë euro me qëllim të realizimit të objektivave dhe planeve për vitin 2017, ndërsa Federata e Kick-Boxit mbështetet me 45 mijë euro dhe Federata e Punëtorëve Sportiv mbështetet me 25 mijë euro, njofton kumtesa ministrore .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast ministri Shala përgëzoi drejtuesit e federative për punën që po bëjnë për zhvillimin e sportit të Kosovës. Shala e inkurajoi edhe përfaqësuesin e Komitetit Paraolimpik të Kosovës për përfshirjen dhe motivimin e personave me aftësi të kufizuara që të merren me sport.