Sport

Salahu në histori të Premier Ligës, thyen rekordin për më së shumti gola në sezon

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka thyer rekordin për më së shumti gola në një sezon në Premier Ligë.

Falë golit në minutën e 26-të ndaj Brightonit në xhiron e fundit, egjiptiani ka shënuar golin e 32-të në ligë duke hyrë në histori.

Rekordi më parë mbahej nga Alan Shearer për 31 golat në sezonin 1995-96, Luis Suarez për sezonin 2013-14 dhe Cristiano Ronaldo për sezonin 2007-08.