Mbrojtësi i krahut të djathtë i Arsenalit, Hector Bellerin ka konfirmuar dëshirën e tij që të bashkohet me Barcelonën në afatin kalimtar të verës.
Sipas të përditshmes katalunase “cadenaser.com” Bellerin ka mbajtur një takim sekret në Londër me drejtorin sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez, transmeton Koha.net.
Bellerin i ka treguar atij se dëshiron transferimin te Barcelona, me klubin katalunas që ka shprehur interesim për shërbimet e tij qe një kohë të gjatë.