Sport

De Gea nuk ka klauzolë lirimi, Reali duhet të paguajë shumë për të

 

Real Madridi duhet të ofrojë një shumë të majme parash nëse dëshiron transferimin e David De Geas, pasi ai nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me Manchester Unitedin.

Reali besonte se De Gea mund të transferohej për 52 milionë funte pas portieri kishte kërkuar një klauzolë në kontratën e tij katërvjeçare të nënshkruar në vitin 2015, por mësohet se një klauzolë e tillë nuk ekziston.