Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

86 karateistë garojnë në Kroaci

Plot 86 garues dhe 21 trajnerë do të përfaqësojnë Kosovën në një garë të karatesë që mbahet në Umag të Kroacisë, ka njoftuar Federata e Karatesë e Kosovës të martën.

Bëhet fjalë për karateistë të përfaqësueses për grupmoshat e reja dhe atë U-21.

Në Umag të Kroacisë prej 4 deri më 7 korrik do të mbahet Kupa Botërore për të rinj, raporton “Koha Ditore”.

Sipas njoftimit, 16 nga trajnerët do të marrin licenca të certifikimit dhe akreditimit nga Federata Botërore e Karatesë.

FKK-ja do të prezantohet edhe me katër gjyqtarë.

Artikuj të ngjashëm