Sport

Carbajal, i pari që luajti në pesë botërorë të futbollit

Pasi i ishte goditur dhe mbytur një djalë nga vetura, derisa po luante futboll në rrugë, babai i Antonio Carbajalit ishte i vendosur se nuk do të humbiste edhe një djalë tjetër, kështu që ia kishte ndaluar Antonios së ri të luante futboll.

Mirëpo, sulmuesi i ri të cilin e quanin “Tota” nuk e kishte ndërmend të hiqte dorë nga sporti që e donte dhe ai doli me një zgjedhje interesante, shkruan Fifa.com, transmeton “Koha Ditore”. Në vend se të shënonte gola, ai u bë portier dhe zuri vendin mes shtyllave, për të parë më mirë babanë kur vinte në shtëpi nga puna dhe të ikte nga fusha për në shtëpi para se të zbulohej.

Ishte pikërisht aty në rrugët në qarkun San Rafael në Mexico City, që nisi aventura e jashtëzakonshme e Carbajalit, një portieri që do të paraqitej në pesë Kupa të Botës, një rekord që e kanë barazuar që nga atëherë vetëm Lotthar Matthaus dhe Gianluigi Buffon, ky i fundit me paraqitjen në Botërorin 2014 në Brazil.

Image

“Për fat të mirë unë nuk i kushtova shumë vëmendje çfarë më tha babai”, tha portieri legjendar meksikan, që është lindur më 7 qershor të vitit 1929. “Storia ime nisi në rrugë. Kur je djalë, do të luash me çdo gjë. Ne shkonim në fushë të golfit, vodhëm topat e vegjël të golfit për të luajtur me ta dhe një shok bëri një top më të madh me shumë kujdes dhe shkathtësi. Kështu nisi dashuria ime për futbollin” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.