Sport

Tinejxherët marrin skenën e shahut në Kosovë

 

Një plejadë e shahistëve të rinj ka filluar gradualisht të marrë në duar “frerët” e këtij sporti. Dhjetëra shahistë të rinj, të moshës 16-20 vjeçare, po japin sinjale se brenda një kohe do të ndërrojnë gjeneratën e vjetër.

Këtij grupi të rinjve i prin Nderim Saraçi, kampion i katërfishtë i Kosovës në konkurrencën e juniorëve dhe sendorëve, si dhe shahisti më i mirë në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.