Sport

Trofeu i UEFA Super Kupës arrin në Shkup

 

Trofeu i dedikuar për fituesin e UEFA Super Kupës 2017, finalja e të cilës më 8 gusht të këtij viti do të luhet në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, ku ndeshën fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës, ka arritur në Shtëpinë e Futbollit në Shkup.

Trofeu i UEFA Super Kupës 2017, mund të shikohet nga adhuruesit e saj, gjatë ekspozimit në Shtëpinë e Futbollit në Shkup, transmeton KP.