Skuadra e Bashkimit po përballet me telashe të mëdha financiare, gjë që nuk është e re në basketbollin kosovar.
Shkaku i kësaj situate, ekipi prizrenas nuk ka udhëtuar në Bullgari për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të Ligës Ballkanike, shkruan sot “Koha Ditore”. Shumica e basketbollistëve nuk po stërviten, pasi po kërkojnë pagat, derisa ka edhe largime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLojtarët në kushte anonimiteti thonë se klubi ua ka nga tri paga borxh, ndërkohë zyrtarë të klubit thonë vetëm se “kriza është e thellë”.
Shkaku i kësaj krize, trajneri grek Fotis Takianos është larguar, sikurse edhe amerikani Jamir Hanner. Të tjerët po presin.
Bashkimi sot (e martë) është dashur të zhvillojë ndeshjen e radhës në BIBL kundër Rilski Sportistit në Samokov, por ekipi nuk ka udhëtuar pasi nuk ka pasur lojtarë të mjaftueshëm.
Në uebfaqen zyrtare të BIBL-it thuhet se Bashkimi ka anuluar shkuarjen në Bullgari për shkak të problemeve të disa lojtarëve me viza, gjë që deri më tash nuk ka qenë problem për asnjë lojtar e për asnjë klub... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)