Sport

Ismet Munishi është lodhur, e lë Vëllaznimin

Kryetrajneri i deritashëm i Vëllaznimit, Ismet Munishi, ka shprehur lodhjen, teksa ka dhënë kumtin se nuk do të jetë më në krye të klubit me traditë të gjatë.

E ka bërë këtë përmes një postimi të tij në rrjetin social Facebook.

Interesimit të portalit Koha.net, Munishi i është përgjigjur shkurt.

“Lodhja, fizike, materiale dhe psikike”.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e Munishit, nga profili i tij në Facebook:

Jom lodhë. Ju bëj me dije te gjithve, se prej neser gjindem ne pushim deri sa te pushoj. I falemderoj lojtaret qe deri pardje ishin shume korrekt. Stafin e mrekullueshem Luanin Haxhin dhe Vetonin. Kryetarin Shkelzen Gashi I cili me shume sakrific e mban klubin. Tifozet e klubit Kuqezinjet e Jakoves dhe 1927. Shume suksese, isha krenar sa isha trener I Klubit me shume tradit Vellaznimit.