Sport

Napoli fiton kundër Juventusit, por humb Rrahmanin

Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A të Italisë. Pas fitores së thellë 6:1 ndaj Sassuolos, Napoli fitoi derbin ndaj Juventusit me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 27-të të Serie A. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u largua i lënduar nga fusha në minutën e 65-të.

Në mediumet italiane raportohet se mbrojtësi Rrahmani ka pasur probleme me muskuj. Nuk bëhet e ditur sa do t’i mungoj Napolit. Khvicha Kvararskhelia shënoi në minutën e 42-të golin e parë, ndërsa nëntë minuta para fundit Juventusi barazoi rezultatin me golin e realizuar nga Frederico Chiesa.

Fitoren Napolit ia siguroi Giacomo Raspadori në minutën e 88-të. Ai shënoi nga topi i kthyer prej portierit Wojciech Szczesny, i cili priti penalltinë e Victor Osimhenit. Napoli zë vendin e shtatë me 43 pikë, kurse Juventusi në pozitën e dytë me 57 pikë.