LeBron James është bërë lojtari i parë në histori të NBA-së që ka arritur shifrën e 40 mijë pikëve gjatë stinorit të rregullt.
James 39-vjeçar realizoi 26 pikë të shtunën mbrëma në humbjen 124:114 nga Denver Nuggetsi.
Jamesit i duheshin vetëm shtatë pikë për të arritur shifrën e 40 mijë pikëve gjatë stinorëve të rregullt të NBA-së.
“Të jesh lojtari i parë që bën diçka, është mjaft e bukur”, tha James, raporton “BBC”.
James realizoi dyikëshin e tij historik 10 minuta e 39 sekonda pa mbaruar çereku i dytë. Lakersi ishte duke udhëhequr 37:32 në atë moment. Arbitri dha pushim, ndërsa pati ovacione për Jamesin.
James theu rekordin e pikëve të NBA-së në shkurt të vitit 2023, duke e kaluar rekordin e Karem Abdul-Jabbarit prej 38 mijë e 387 pikëve.
James ka thënë se nuk e di nëse ndonjë lojtar tjetër mund të arrijë ndonjëherë shifrën e 40 mijë pikëve.