Sport

Fitore e rëndësishme e Yllit në Prizren

Golden Eagle Ylli e ka fituar njërin prej derbive të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Të shtunën mbrëma në Prizren, Ylli fitoi ndaj Bashkimit me rezultat 81:70.

Ishte prej ndeshjeve të qeta të këtij edicioni. Suharekasit u shkëputën në dy çerekët e parë dhe e mbajtën epërsinë deri në fund. Fundori Alonso Verge Jr shkëlqeu tek Ylli me 26 pikë, shtatë asistime e tri kërcime. I kishte edhe gjashtë topa të humbur e pesë të rrëmbyer.

Nate Grimes realizoi 17 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Jalen Nesbitt i kishte nëntë pikë e dhjetë kërcime. Te Bashkimi pak më i mirë ishte Erik Copes me 15 pikë e tetë kërcime. Will Daniels ndeshjen e përfundoi me 12 pikë e pesë kërcime. Lejson Zeqiri ishte më efikasi me 18 pikë e shtatë kërcime.

Ylli tani i ka 13 fitore e nëntë humbje. Vazhdon luftën për rangim sa më të mirë për plejof. Bashkimi është i gjashti me 30 pikë. E pësoi humbjen e 14-të, ndërsa mbetet me tetë fitore.