Sport

Shabanhaxhaj debuton me barazim në kampionatin rus

Sulmuesi Mirlind Daku dhe mesfushori ofanziv, Dardan Shabanhaxhaj kanë startuar te Rubin Kazani që luajti 1:1 me Krasnodarin. Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së 19-të të kampionatit të Rusisë.

Daku e kompletoi ndeshjen, por pa arritur të realizojë. Shabanhaxhaj u zëvendësua në minutën e 73-të. Për të ishte debutim në elitën ruse. Ai u transferua te Rubin Kazani nga skuadra sllovene Mura.