Sport

Roma vazhdon shkëlqimin nën De Rossin

Roma ka vazhduar formën impresionuese që kur drejtimin e ka marrë trajner Daniele De Rossi.

“Rossonerët” edhe të shtunën fituan në Serie A. Mposhtën Monzan në udhëtim 4:1.

Madje, ndeshje s’pati shumë histori. U vendos që në pjesën e parë me golat e Lorenzo Pellegrinit (38’) dhe Romelu Lukakut (42’).

Rezultati u thellua në 45-minutëshin e dytë, kur shënuan edhe Paul Dybala (63’) nga gjuajtja e lirë dhe Leandro Parades (82’) nga penalltia. 

Andrea Carboni shënoi golin e nderit për Monzan tre minuta para fundit.

Ishte fitorja e shtatë në nëntë ndeshje për Romën që kur drejtimin e ka marrë De Rossi, që ka zëvendësuar Jose Mourinhon.

Fitorja e mban në luftën Romën për pozitat e para. Ka 47 pikë në vendin e pestë, një më pak se Atalanta e vendin të katërt, që të dërgon në Ligën e Kampionëve.