Sport

Tottenhami fiton me rikthim të rezultatit

Tottenhami ka fituar me rikthim të rezultatit në xhiron e 27-të të Premier Leagues angleze.

Tottenhami të shtunën në shtëpi e mposhti Crystal Palacen me rezultatin 3:1.

Nga minuta e 59-të, vendësit ishin në disavantazh pas golit që e shënoi Eberechi Eze.

Timo Werner i barazoi shifrat në minutën e 77-të. Tre minuta më pas, Cristian Romero shënoi për 2:1, kurse Heung-Min Son në minutën e 88-të, shënoi për 3:1.

Tottenhami në vendin e pestë ka 50 pikë, ndërsa Crystal Palace në vendin e 14-të ka 28 pikë.