Sport

Milani fiton ndeshjen e tensionuar me Lazion

Milani ka fituar në udhëtim te Lazio të premten mbrëma.

Ndeshjen e xhiros së 27-të të Serie A të Italisë, Milani e fitoi me rezultatin 1:0.

Lazialët këtë ballafaqim e mbyllën me tre futbollistë më pak në fushë.

Luca Pellegrini u përjashtua nga loja në minutën e 57-të, pas kartonit të dytë të verdhë.

Rafael Leaos iu anulua një gol në minutën e 76-të për pozitë jashtë loje, kurse Noah Okafor, shënoi për 1:0 në minutën e 88-të.

Adam Marushiq në minutën e 95-të dhe Matteo Guendouzi dy minuta më pas, u përjashtuan direkt me të kuq.

Elseid Hysaj u inkuadrua në minutën e 60-të te Lazio.

Milani me këtë fitore tani ka 56 pikë në vendin e tretë, kurse Lazio ka 40 pikë.