Sport

Aarau fiton me dy gola të Fazliut

Descriptive Text

Valon Fazliu ka kontribuuar me dy gola në fitoren e Aaraut të premten mbrëma ndaj Xamaxit, në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Aarau fitoi 2:0 në ndeshjen që i takoi xhiros së 24-t.

Mesfushori 28-vjeçar realizoi në minutën e 25-të dhe të 54-t dhe e kompletoi ndeshjen. Ai ka dhjetë gola të shënuar dhe tri asistime në edicionin aktual.

Binjamin Hasani e kompletoi ndeshjen, ndërsa Milot Avdyli luajti deri në minutën e 81-të.

Shkëlqim Demhasaj e Arijan Qollaku u inkuadruan në minutën e 87-të.

Te mysafirët luajtën Eris Abedini deri në minutën e 63-të, dhe Samir Ramizi deri në minutën e 80-të.

Izer Aliu ishte në bankën rezervë.