Al Hilali e ka fituar 3:1 të premten mbrëma në ndeshjen e xhiros së 22-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite ndaj Al Ittihadit dhe është shkëputur në krye të tabelës.
Al Hilali tani ka 62 pikë, nëntë më shumë se Al Nassr i Cristiano Ronaldos që zë vendin e dytë.
N’Golo Kante shënoi për mysafirët në minutën e 12-të.
Por Saleh Al Shehri në minutën e 39-të, Malcom në minutën e 59-të dhe Saud Abdulhamid në minutën e 67-të, i siguruan pikët e plota vendësve.