Lideri i Bundesligës gjermane, Bayer Leverkusen, kërkon tjetër fitore për të marshuar më sigurt drejt titullit në edicionin aktual.
Leverkuseni në ndeshjen e xhiros së 24-t të Bundesligës gjermane luan në udhëtim te Koelni të dielën në orën 15:30.
Leverkuseni është i pari me 61 pikë, kurse Kolni që po lufton për mbijetesë, zë vendin e 16-të me 17 pikë.
Leverkuseni me trajnerin Xabi Alonso dhe me Granit Xhakën lider në mesfushë, janë në ecuri prej 33 ndeshjeve pa disfatë.
Është favorit për të fituar edhe në derbin lokal.
Se Leverkuseni po shkon sigurt drejt titullit e tregojnë edhe statistikat.
Vetëm Bayern Munichu i Pep Guardiolës ka marrë 61 pikë nga 23 ndeshjet e para të një kampanje në Bundesligë.
Te Koelni mbetet të shihet nëse do të paraqitet Leart Paqarada ndaj skuadrës që ka 29 fitore e katër barazime nga 33 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Dortmundi i vendit të katërt me 41 pikë, do të takohet me Union Berlinin të shtunën në udhëtim, nga ora 15:30.
Union Berlini ka 25 pikë në vendin e 14-të.