Julian Nagelsmann është përzgjedhës i Përfaqësueses së Gjermanisë aktualisht, deri në përfundim të Kampionatit Evropian që organizohet në Gjermani.
E ardhmja e tij është e paqartë, por “Bild” ka raportuar të premten se ai mund ta vazhdojë karrierën në Angli.
Gazeta e madhe gjermane ka shkruar se Nagelsmann është kandidat për ta udhëhequr skuadrën e Newcastle Unitedit.
46-vjeçari Eddie Hoëe pritet të largohet në fund të edicionit aktual nga posti i trajnerit te skuadra angleze.
Ndërkohë, mediumi “The Athletic” ka shkruar se për Nagelsmannin, interesim ka shprehur edhe Liverpooli, që e sheh si zëvendësues të Juergen Kloppit.