Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, do të mungojë shumë javë për shkak të një lëndimi muskulor, ka njoftuar klubi zviceran të enjten.
Ajeti së fundi startoi për herë të parë te Baseli pas kthimit te kjo skuadër.
Pritej që 27-vjeçari të inkuadrohej gradualisht në ekipin e Baselit, por ai luajti startues në mesjavë në ndeshje për Kupë.