Sport

Labinot Bajrami mund të jetë zgjidhja e Zuerichut për shënimin e golave

Zuerichu po vuan nga mungesa e golave. Skuadra zvicerane ka shënuar vetëm shtatë gola në 11 ndeshjet e fundit. Lojtarët aktualë nuk po shfaqen efikas, por Zuerichu e ka një lojtar që shënon rregullisht. Bëhet fjalë për shqiptarin Labinot Bajrami, që ka plot 16 gola në 17 ndeshje për ekipin U21 të Zuerichut në kategorinë e tretë të Zvicrës.

Bajrami është 18-vjeçar dhe luan për U19 të Zvicrës. Gazeta e madhe zvicerane, Blick, ka pyetur nëse Bajrami është zgjidhja e Zuerichut për gola.

Sipas Blick, ai nuk po e fiton rastin në ekipin e parë për shkak të mospajtimeve për vazhdim të kontratës. Bajrami ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe kërkon hapësirë për lojë për të vazhduar kontratën.

Nëse kjo nuk i ofrohet ai mund të vendosë për të vazhduar diku tjetër.

Nëse dy palët nuk merren vesh shpejtë, Zuerichu rrezikon të mbetet pa sulmuesin e vetëm që shënon rregullisht, ka shkruar Blick. Te Zuerichu janë disa futbollistë shqiptarë.