Sport

Komisioni Disiplinor dënon presidentin e Ballkanit

Descriptive Text

Komisioni Disiplinor i Superligës së Kosovës në futboll e ka dënuar me 300 euro presidentin e klubit Ballkani, Arsim Kabashi.

Sipas vendimit të publikuar në sajtin zyrtar të FFK-së, Kabashi pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Drita – Ballkani ka hyrë në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe ka kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një aksioni të Ballkanit.

Sipas Disiplinorit ai ka kërcënuar gjyqtarëve duke u thënë: “Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”. Komisioni Disiplinor e ka cilësuar kërcënim veprimin e Kabashit, ndërsa gjyqtarët kishin kërkuar prej policisë largimin e tij nga zhveshtorja.

Delegatit Agim Hasani i tërhiqet vërejtja. Në arsyetim thuhet se Hasani ka lejuar hyrjen e Kabashit në zhveshtoren e gjyqtarëve, ndonëse presidenti i Ballkanit nuk ishte i evidentuar në protokollin e ndeshjes.

KD i FFK-së e ka dënuar edhe Prishtinën me 500 euro, pasi nuk kishte siguruar mbledhës të topave para, gjatë dhe deri në përfundimin e ndeshjes Prishtina – Malisheva. Dritës i është tërhequr vërejtja, kurse trajnerin e saj, Zekirija Ramadanin e ka qortuar. KD ka marrë edhe disa vendime tjera.