Sport

Pogba dënohet me katër vjet për doping

Mesfushori Paul Pogba është suspenduar për katër vjet nga futbolli për doping, raportojnë mediume të ndryshme evropiane. Mefushori francez rezultoi pozitiv në testin për doping pas ndeshjes së parë të sezonit që Juventusi e luajti kundër Udineses.

Pogba 30-vjeçar ka luajtur vetëm dy ndeshje me fanellën e Juventusit në Serie A këtë edicion. Ai ishte pezulluar në shtator dhe nuk u stërvit me Juventusin që nga ajo kohë.

Paga e tij gjithashtu u ul në rreth 240 euro në muaj, siç parashihej nga kontrata kolektive mes klubeve dhe shoqatës së futbollistëve.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 u kthye në Juventus si lojtar i lirë nga Manchester United në vitin 2022. Por luajti vetëm 12 ndeshje që nga kthimi i tij i dytë në Juventus. Pogba mund të apelojë vendimin e marrë nga gjykata antidoping.