Sport

United largon Martialin

Sulmuesi francez, Anthony Martial do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të edicionit.

Ai do të largohet nga Unitedi si lojtar i lirë, pasi klubi vendosi të mos vazhdojë kontratën me sulmuesin 28-vjeçar.

Martial, pjesë e Unitedit është prej vitit 2015. U transferua nga Monaco, ndërsa për gjashtë muaj në vitin 2022 ishte huazuar te skuadra spanjolle, Sevilla.

Martial nga viti 2015 ka luajtur për Francën 30 ndeshje. Për përfaqësuesen franceze ka shënuar dy gola.