Sport

Osimhen pritet të largohet nga Napoli

Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e Napolit.

Interesimi për sulmuesin 25-vjeçar është i madh. Për nigerianin kanë shprehur interesim Arsenali, Chelsea dhe Paris Saint-Germaini, shkruan “Football Insider” të hënën.

Osimhen me klubin italian ka kontratë deri në qershor të vitit 2026, ndërsa vlera e tij është 110 milionë euro. Ai iu bashkua Napolit nga Lille në shtator të vitit 2020.

Për Napolin këtë edicion në 20 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar tri herë.