Sport

Gallagher nuk dëshiron të largohet nga Chelsea

Mesfushori Conor Gallagher nuk dëshiron të largohet nga skuadra e Chelseat. Ai ka thënë se është i lumtur te skuadra nga Londra, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2025.

Për 24-vjeçarin së fundi interesim ka shprehur skuadra e Tottenhamit, raporton “Sky Sports”.

Reprezentuesi anglez me Chelsean ka shënuar tri gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është zhvilluar te Chelsea, ndërsa pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2022.

Ka luajtur si lojtar i huazuar për Charlton Athletic, Swansea,, West Bromwich Albion e Crystal Palace. Për Anglinë nga viti 2021 ka luajtur 11 ndeshje.