Sport

Reali fiton me supergolin e Modriqit

Luka Modriq

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Spanjë. Reali fitoi të dielën me supergolin e mesfushorit kroat, Luka Modriq.

Modriq shënoi gol me goditje nga distanca në minutën e 81-të. Reali fitoi 1:0 ndaj Sevillas, në kuadër të javës së 26-të të La Ligas spanjolle.

Me këtë fitore, Reali është forcuar në vendin e parë me 65 pikë, kurse Sevilla zë vendin e 15-të me 24 pikë.

Adnan Januzaj u inkuadrua te Sevilla në minutën e 91-të.