Sport

Ronaldo shënon golin e 877-të

Descriptive Text

Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkëlqejë në futboll, ndonëse është 39-vjeçar.

Ronaldo të dielën me skuadrën Al Nassr fitoi 3:2 në udhëtim tek Al Shabab në kuadër të xhiros së 21-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

Portugezi realizoi në minutën e 20-të për 1:0 nga penalltia.

Për Ronaldon ishte goli i 877-të në karrierë dhe i 22-ti në elitën e futbollit arab.

Ronaldo ka 750 gola në nivel klubesh.

Al Nassr është i dyti në ligë me 52 pikë, katër më pak se Al Hilali lider.

Al Shabab ka 25 pikë në vendin e 10-të.