Edon Zhegrova ka qenë zëvendësues në humbjen e Lillet të dielën pasdite.
Zhegrova u inkuadrua në minutën e 63-të te Lille që u mposht në udhëtim te Toulouse me rikthim të rezultatit, 3:1.
Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të elitës franceze.
Lille shënoi me islandezin Hakon Arnar Haraldsson në fundin e pjesës së parë për 1:0.
Megjithatë, golat e Christian Maëissa Elebi, Vincent Sierro dhe Thijs Dallinga, e përmbysën rezultatin dhe i siguruan fitoren vendësve.
Lille mbetet me 38 pikë në vendin e pestë, kurse Toulouse ka 26 pikë në vendin e 11-të.